Blog

Fabrika e prodhimit të miellit “M&Sillosi” në Xërxë do të ofroj në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), të gjitha kapacitetet që ka në shërbim të avancimit të tyre profesional. Me qëllim të konkretizimit të fushave me interes dy palësh, të enjten u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet rektorit të UMIB-it, prof.dr. Alush Musaj dhe drejtorit ekzekutiv të M&Sillosi, Naser Pavata.

Rektori Musaj, i cili gjatë vizitës në këtë fabrikë shoqërohej edhe nga zyrtari i Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Alban Fazliu, falënderoi drejtorin Pavata për mundësitë që ka ofruar për studentët dhe stafin akademik të FTU-së. “Suksesi i M@Sillosit në tregun kosovar patjetër që do të përkthehet në sukses edhe për studentët tanë, të cilët do të zhvillojnë hulumtimet e tyre shkencore në këtë fabrikë”, tha rektori.

Ndërsa, drejtori Pavata, vlerësoi gatishmërinë e drejtuesve të UMIB-it për të krijuar raporte bashkëpunimi me kompani të ndryshme në të mirë të studentëve. “Në jemi në dispozicion të studentëve dhe stafit tuaj akademik, për të gjitha projektet e tyre hulumtuese, duke ofruar përvojën dhe teknologjinë tonë”, tha  ai.

U potencua se qëllimi i këtij bashkëpunimi është mbështetja dhe bashkërendimi i aktiviteteve në mes të të dy palëve, duke promovuar përpjekjet e përbashkëta në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok. Në këtë kontekst, do bashkërendohen aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e avancimit të jetës akademike dhe profesionale.

Ndër pikat kyçe që parashihen në kuadër të marrëveshjes janë bashkëpunimit në zhvillimin e moduleve dhe programeve të ndryshme të studimit, bashkëpunimi dhe ndihma teknike që iu jepet studentëve në realizimin e punimeve të seminarit dhe në punimin e diplomave në të gjitha nivelet e studimit e të cilat kanë të bëjnë me çështje teknike të M&Sillosi ose zgjedhjen e problemeve të caktuara praktike etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish
Search

Ne ofrojmë diçka ndryshe për klientëtdhe sigurojmë që të shijoni një përvojë të paharrueshme çdo herë.

Search

Ne ofrojmë diçka ndryshe për klientëtdhe sigurojmë që të shijoni një përvojë të paharrueshme çdo herë.